Vendosni fjalën kyçe....

U akuzuan për tubim të paligjshëm ndaj Albchrom-it, prokuroria pushon hetimet ndaj minatorëve në Bulqizë


Prokuroria e Dibrës ka pushuar hetimet për disa minatorë të akuzuar si organizatorë dhe pjesëmarrës në tubime të paligjshme pas protestës së zhvilluar disa kohë më parë ndaj kompanisë minerare Albchrome.

Minatorët u proceduan nga policia në fillim të dhjetorit gjatë protestave, dhe kërkoi nisjen e hetimeve për 6 minatorë dhe një aktivist të Organizatës Politike.

Vendimi i pushimit të hetimit dhe mos-fillimin e kallëzimit penal, të cilin Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës e ka bërë publike është marrë më 30 dhjetor 2019.

“Marrin fund shpifjet e Albchrome dhe sindikatës së saj servile: Protesta e minatorëve ka qenë e ligjshme!

Më 4 dhjetor 2019, pas një kallëzimi banal të bërë nga kompania Albchrome në bashkëpunim me policinë, Prokuroria e Dibrës nisi hetimet për procedim të mundshëm penal ndaj disa drejtuesve të sindikatës sonë dhe minatorëve të thjeshtë që protestonin në mënyrë paqësore para minierës.

Pas hetimit gati 1-mujor, më datë 30 dhjetor 2019 Prokuroria e Dibrës ka dalë në përfundimin për të mos nisur kallëzimin penal ndaj sindikalistëve, duke e quajtur të padrejtë dhe të pabazë ligjërisht!

Pas shpifjeve dhe presioneve të pafundme ndaj punëtorëve, e drejta dhe e vërteta ka dalë në shesh. Ku mbeten tashmë kompania, që vetëmburret për seriozitet, dhe ortakët e saj pseudo-sindikalistë?-thuhet në njoftimin e Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *