Vendosni fjalën kyçe....

Vritet ‘La Catrina’, shefja e kartelit të drogës në Meksikë


María Guadalupe López Esquivel, e njohur gjithashtu si La Catrina, ka ndërruar jetë në spital pas një beteje me armë me ushtrinë, Gardën Kombëtare dhe policinë e shtetit të Michoacán në La Bocanada, Meksikë.

21-vjeçarja dyshohej se ishte shefe e Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG) në rajonin Tierra Caliente.

Në media dhe në rrjetet sociale janë shpërndarë pamjet në video të përleshjes së saj me policinë dhe momentin kur ndërron jetë.

21-vjeçarja ishte përfshirë në një sulm kundër ushtrisë, rojes kombëtare dhe policisë në La Bocanda.

Sipas autoriteteve, gjatë përleshjes u kapën gjashtë burra të armatosur dhe një grua u vra pasi ata hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe policisë në të njëjtën zonë ku ndodhi prita e tetorit.

Në tetor, mendohet se La Catrina masakroi 13 efektivë policie. Identiteti i gruas së vrarë fillimisht nuk u bë i ditur, por pasi pamjet qarkulluan në rrjet u vu re një tatuazh që e identifikoi La Catrina-n.

Siç shkruan Daily Mail, të dyshuarit e tjerë të arrestuar u identifikuan si Alejandra; Everardo; Brayan Juan; Juan Carlos; Octavio; Pedro; dhe Alejandro. Për shkak të ligjeve të procesit të rregullt ligjor të sistemit gjyqësor meksikan, emrat e fundit të të dyshuarve nuk u bënë të njohur. Gratë ndonjëherë kanë mbajtur pozicione të nivelit të lartë si pastruese parash në kartelet e drogës në të kaluarën, por është e rrallë për ta që një grua të komandojnë ose  të koordinojnë skuadrat vrasëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *