Vendosni fjalën kyçe....

A u ndalua Meghan Markle të merrte pjesë në Samit? Zëdhënësi i Pallatit hedh poshtë spekulimet


Ka patur spekulime që dukeshës Meghan Markle iu ndalua të merrte pjesë në Samitin e Sandrigramit nga Kanadaja përmes komunikimit online.

Por dukesha e Sussex përmes një zëdhënësi e ka mohuar se i është ndaluar të marrë pjesë në Samitin e Sandringhamit, ku po diskutohej për vendimin e saj dhe të princit Harry për t’u larguar nga familja mbretërore.

Zëdhënësi i Pallatit të Kensington tha se Meghan vendosi që nuk ishte e nevojshme prania e saj në samit.

Duka dhe dukesha e Sussex vazhdojnë të negociojnë një marrëveshje lidhur me paratë, titujt dhe vendosjen e markës së tyre tregtare ndërkombëtare.

Mbretëresha Elisabeth II zbuloi se e lejoi nipin e saj Harry dhe Meghan-in të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore, pas një takimi privat në samitin e dy ditëve më parë.

Siç shkruan Daily Mail, sipas miqve të tij, princi Harry mbërriti para kohe në samit për t’u takuar vetëm me gjyshen e tij.

Në deklaratën e mbretëreshës, keqardhja e saj dukej qartë kur thoshte se “do të preferonte që ata të mbeteshin anëtarë me kohë të plotë të familjes mbretërore”.

Madhëria e saj ra dakord për një ‘periudhë tranzicioni’ ku Duka dhe Dukesha do të largoheshin nga angazhimet Mbretërore dhe do të kalojnë më shumë kohë në Kanada.

Pasi përfundoi takimi, Charles, William dhe Harry u larguan në tre makina të veçanta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *