Një avion pasagjerësh pati probleme në motor dhe bëri një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles.
Mirëpo përpara se të kthehej në aeroport, avioni hodhi karburant në një shesh lojrash të një shkolle fillore.
Siç shkruan LA Times, gjithsej janë trajtuar nga mjekët 60 pacientë, të paktën 20 prej tyre fëmijë.
Kompania ajrore tha se menjëherë pas fluturimit, avioni pati një problem me motorin që kërkonte që të lëshonte karburant, si pjesë e procedurës normale për të arritur një peshë të sigurt uljeje.
Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles tha që më shumë se 70 zjarrfikës dhe mjekë të ndihmës së shpejtë u drejtuan për në shkollën fillore, ku 20 fëmijë dhe 11 të rritur u trajtuan për lëndime të vogla. Askush nuk u dërgua në spital.
Nga incidenti u lënduan dhe mësues e fëmijë të tjerë të katër shkollave të tjera fillore pranë dhe një gjimnazi.
DELTA flight 89 to Shanghai dumping fuel, returning to LAX W/ unknown emergency pic.twitter.com/UQVnRuc0IA
— Matt Hartman (@ShorealoneFilms) January 14, 2020