Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Duke parë në sy qytetarët ju them se s’ka amnisti për Damian Gjiknurin e Vangjush Dakon


Në bashkëbisedimin e tij me gazetarët nga selia blu, kreu i PD-së, Basha, u shpreh se nuk do ketë amnisti për Damian Gjiknurin, as për Vangjush Dakon, Imer Lalën e Avdylajt.

I pyetur nëse me uljen me Damian Gjiknurin në një tavolinë ka të bëjë me inkoherencë qëndrimesh, Basha u tregua i ashpër në përgjigjen e tij.

Ai i cilësoi si të pavërteta këto qëndrime dhe si të dala nga zyra e propagandës së Ramës.

‘Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naive se kjo. Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naivitei i njerëzve ka arritur në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime. Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se ‘u legjitimua Damian Gjiknuri’ është një tezë e dalë direkt nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka pritshmëri jorealiste dhe revolucionare për mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria.’- tha Basha.

Ai shtoi më tej se Shqipëria d ndryshojë ashtu si Europa, përmes zbatimit të ligjit, duke ripërsëritur se për të gjithë ata që kanë futur duart në vjedhjen dhe blerjen e votave.

‘Shqipëria do të ndryshojë përmes të njëjtave mekanizmave që ndryshon dhe përparon Europa. Njëri prej këtyre mekanizmave është zbatimi i ligjit. Përsa i përket pyetjes konkrete, më lër të të jap një përgjigje fare konkrete. Në kushtet e Bundestagut është edhe fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimeve. Duke parë në sy qytetarët dua t’ju them se nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave. Dërgimi i tyre para drejtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD-së, i opozitës së bashkuar dhe institucioneve euroatlantike. Ju lutem ta kuptoni realitetin, ashtu siç është. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës. Stigmatizimi i procesit të reformës zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçsee rënie viktimë e kësaj propagande. Synimi im është të largojmë fenomenin e Edi Ramës, personin e Edi Ramës, qeverinë e Edi Ramës, bandat e Edi Ramës dhe të krijojmë kushtet që kurrë më, asnjë parti politike, asnjë individ të vendosë shqiptarët dhe Shqipërinë në kushte pengmarrje nga krimi.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *