Vendosni fjalën kyçe....

Bomba, mina e tritol – Arrestohet në Zvicër shqiptari i shumëkërkuar për shpërthimet me celular


Foto ilustruese

Policia në Zvicër ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai është shtetasi Glerian Hyseni, banues në Durrës i cili është ekstraduar drejt vendit tonë, ku do të vuajë dënimin.

Hyseni është dënuar me 6 vite burg, pasi akuzohet për “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”.

“Një tjetër person i kërkuar ka rënë në pranga, falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët.

Kapet në Zvicër dhe ekstradohet në Shqipëri 43-vjeçari i dënuar me 6 vite burg.

Nga specialistët e ZQK Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Zvicra drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Hyseni akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *