Kreu i Partisë Demokratike deklaroi ditën e sotme se reforma zgjedhore do miratohej brenda 15 marsit.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se Këshilli Politik i formuar dje e ka të qartë axhendën e tij që do përmbyllet me reformën zgjedhore.
‘Këshilli Politik e konsideron jetik që të vlerësojë kontributet, mendimet, sugjerimet e çdo grupi inetersi tjetër për ta nxjerrë Shqipërinë nga dështimi ku e ka zhytur Shqipërinë ky kryeministër. Është emergjencë kombëtare largimi i kësaj qeverie ndaj nuk do të pranojnë asnjë vonesë, siç është rënë dakord, më 15 mars të Reformës Zgjedhore.’ – tha Basha.
Ai falenderoi ndërkombëtarët për mbërritjen deri në këtë pikë ndërsa e cilësoi procesin si fitore të shqiptarëve.
Ndërsa lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Rama e qeverisjes së tij që e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë.
‘Ditë për ditë qytetarët shqiptarë bien viktima të sundimit të ligjit dhe babëzisë së njerëzve që e kanë kthyer Shqipërinë në çifligun e tyre. E gjithë kjo është produkt i bashkëjetesë së politikës me krimin. Kjo është partia e babazisë e përbërë nga kupola drejtuese e PS, një grusht oligarkësh dhe një grup kriminelësh. Në procesin që sapo ka nisur ne shkojmë me objektiva të qarta. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për vlerat që ka nisur kjo. Gjithkush që e mendon ndryshe gabon. Është emergjencë kombëtare largimi i kësaj qeverie ndaj nuk do të pranojnë asnjë vonesë, siç është rënë dakord, më 15 mars, të Reformës Zgjedhore. Falenderim kam dhe për komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë e në veçantë në ambasadorin britanik. Sot jam këtu për të garantuar qytetarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer dhe veçanërisht rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm jë qëllim: të rikthejmë lirinë e votës.’ – shtoi Basha.