Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet kryeministri i Rusisë, Medvedev


Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë. Deklarata erdhi menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor.

Duke pranuar dorëheqjen, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një e re.

Para se të njoftonte dorëheqjen e kabinetit, Medvedev u takua me presidentin Putin. Në fjalimin e tij, ky i fundit propozoi disa ndryshime në kushtetutë. Medvedev sqaroi se ky kabinet po jep dorëheqjen në përputhje me nenin 117 të Kushtetutës Ruse, i cili thotë se qeveria mund të ofrojë dorëheqjen e saj për presidentin, i cili, nga ana tjetër, mund ta pranojë ose refuzojë atë.

‘Në këtë kontekst, është e qartë se si qeveri, ne duhet t’i ofrojmë presidentit një aftësi për të marrë të gjitha vendimet të cilat kërkohen për të zbatuar planin e propozuar’, tha Medvedev.

Putin tha gjithashtu se ai planifikon të krijojë një pozicion të zëvendës sekretarit të këshillit të sigurisë të Rusisë dhe t’ia ofrojë atë Medvedev.

Medvedev u bë kryeministër në 2012, pasi shërbeu katër vjet si president. Ai është kreu i partisë qeverisëse Rusia e Bashkuar.

Pas dorëheqjes Medvedev është emëruar zv.kryetari i Këshillit të Sigurisë, një institucion që merret me çështjet e mbrojtjes e sigurisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *