Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimet në Lushnjë, lëvizje në komisariatin e policisë


Shefi i Komisariatit të Lushnjës, Elton Pepa, është shkarkuar ditën e sotme. Në vend të tij është emëruar Ardian Metani.

Po kështu, shef rendi n këtë qytet është emëruar Julian Çela kurse Shef Krimesh, Klodian Jashari. Mësohet se shkak për këto lëvizje janë bërë krimet e kohëve të fundit në këtë qytet.

Në harkun kohor të pak javëve, në Lushnjë ndodhën dy ekzekutime. Në tetor 2019 u vra në lokalin e tij Besmir Hida ndërsa dy muaj më vonë, dhjetor 2019 u vra Enver Boriçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *