Një rrugë në Slough, Angli u mbyll për publikun pasi një pjesë e madhe e çatisë u rrëzua në tokë nga era e fortë që përfshiu zonën të martën në mbrëmje.
Erërat e forta me shpejtësi 80 kilometra në orë goditën pjesë tëe Skocisë dhe Anglisë.
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë çatinë e rrëzuar përgjatë rrugës kryesore, me xhama të thyer, copa metalike dhe mbeturina të tjera të shpërndara nëpër trotuar.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 6 pasdite me kohën lokale të martën në mbrëmje. Për fat të mirë askush nuk u lëndua seriozisht nga rrëzimi i saj.