Vendosni fjalën kyçe....

Irani arreston personin që publikoi videon, ku shfaqet raketa duke sulmuar avionin ukrainas


Irani thotë se ka arrestuar personin i cili ka filmuar videon ku shfaqet avioni ukrainas duke u qëlluar nga një raketë.

Besohet se personi që po ndalohet do të përballet me akuza në lidhje me sigurinë kombëtare, shkruan BBC.

Avioni ukrainas u rrëzua pasi u ngrit nga Teherani të mërkurën e javës së kaluar, duke vrarë të gjithë 176 personat që ndodheshin në bord.

Irani thotë se e ka rrëzuar avionin aksidentalisht dhe njoftoi arrestimin e disa personave lidhur me incidentin.

Presidenti Hassan Rouhani tha që hetimi i vendit të tij do të mbikëqyhej nga një “gjykatë speciale”.

Irani fillimisht e mohoi që avioni ishte goditur nga një raketë, por më vonë e pranoi se avioni i pasagjerëve ishte goditur nga sistemet e tij të mbrojtjes ajrore.

Kur videoja u shpërnda në mediat sociale, analistët arritën në përfundimin se avioni ishte goditur nga një raketë.


Mediat iraniane raportuan se Garda Revolucionare Elitare e Iranit kishte arrestuar një person që publikoi një video javën e kaluar, ku shihej raketa që goditi aeroplanin.

Por një gazetar iranian me qendër në Londër që postoi i pari pamjet ka këmbëngulur që burimi i tij është i sigurt dhe se autoritetet iraniane kanë arrestuar personin e gabuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *