Vendosni fjalën kyçe....

“Meghan-i aktore e lindur, bashkë me Harry-n kujdesen më shumë për të huajt se për familjarët e tyre” – Shpërthen gazetari britanik


Gazetari e moderatori i njohur britanik, Piers Morgan, ka sulmuar Dukën Harry dhe bashkëshorten e tij Meghan, pas vendimit të tyre për të lënë rolin në Familjen Mbretërore.

Në mediat britanike kanë dalë së fundmi mesazhet që babai i Meghan, Thomas Markle ka shkëmbyer me të bijën.

Në njërin nga mesazhet ai shkruan: ‘Më vjen keq që infarkti në zemër nuk ju shkon për shtat.’

Sipas gazetarit Morgan, babai i Meghan-it në mesazhet e publikuara ka zbuluar dhimbjen e tij të madhe, si fizike ashtu edhe emocionale, në përçarjen që shpërtheu rreth kohës së dasmës së Meghan-it dhe Harry-t.

Thomas Markle, një burrë i moshuar rreth të 70-ave iu nënshtrua një operacioni urgjent në zemër, vetëm katër ditë para Dasmës Mbretërore në maj të vitit 2018.

Teksa bashkëshorti i saj, Harry u përball dje me familjen e tij, Meghan-i  që kishte iku më herët në Kanada, fluturoi me avion për të vizituar disa gra në një lagje të varfër. Ajo u kujdes që fotot e saj me gratë të publikoheshin në media duke treguar sesa bujare dhe sesa kujdesej për të tjerët. Sipas gazetarit Morgan, ajo është shumë e dashur me të tjerët kur ka kamerat pranë.

‘Ajo është kaq e dashur dhe e kujdesshme për të tjerët kur ka kamerat pranë vetes. Si aktore e vërtetë ajo di të tërheqë vëmendjen. Edhe pse në disa raste ka fluturuar për të vizituar të panjohur ajo kurrë nuk ka shkuar të vizitojë të atin pas operacionit në zemër. Njeriun që e rriti, që shpenzoi e u kujdes për të derisa ajo takoin princin e saj.’ – shkruan Morgan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *