Vendosni fjalën kyçe....

Mposhti me poker golash Udinesen, Juventus kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë


Juventusi ka mposhtur Udinesen me rezultat 4-0 duke u kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë. Dybala ka shkëlqyer në këtë ndeshje ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim

Paulo Dybala vazhdon që të shkëlqejë në çdo paraqitje për Juventusin kohëve të fundit pasi që këtë e ka treguar në ndeshjet e fundit, por edhe sonte.

Dybala ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist sonte duke e ndihmuar Juventusin që të kalojë në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Serinë e golave e nisi Gonzalo Higuain në minutën e 16-të ku shënoi pas një superkombinimi me Dybala.

Në pjesën e parë Juventusi shënon edhe një gol, kësaj radhe nga penalltia ku i saktë u tregua Dybala.

Në pjesën e dytë Dybala përsëri do të shënonte por kësaj radhe një supergol me parabolë në minutën e 58-të ku nuk do ti lente mundësi portierit të Udinese për ta mbrojtur.

Pas dy minutave gol shënoi edhe Costa, por ai realizoi nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi do të luajë në çerekfinale kundër Parmës ose Romës, ndeshje kjo që zhvillohet nesër. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *