Vendosni fjalën kyçe....

“Paratë për ndryshimet klimatike, shpenzimi më i kotë i taksave në vitin 2019 në Suedi”


Publiku Suedez ka votuar që shpenzimet për ndryshimet klimatike, kanë qenë shpenzimi i kotë më i madh i parave të taksapaguesve në vitin 2019, sipas një sondazhi të Shoqatës së Taksapaguesve Suedezë.

Shoqata publikoi ​​rezultatet e sondazhit të tyre vjetor të shpenzimeve, në fillim të kësaj jave, duke deklaruar se politika klimatike kishte qenë humbja më e madhe e parave, kryesisht për faktin se përkundër shpenzimeve, emetimet në Suedi ishin rritur.

Në vitin 2014, qeveria suedeze harxhoi 547 milionë dollarë, një numër që është dyfishuar në 1.3 miliardë dollarë për buxhetin e planifikuar të vitit 2020.

‘Qeveria ka dyfishuar paratë për politikën e klimës, por pavarësisht kësaj, emetimet nuk ulen më. Në 2018, emetimet madje u rritën. Kjo është arsyeja pse politika klimatike është votuar si shpenzimi më i kotë i të hollave.’ – tha Johan Gustafsson, avokati i shoqatës.

‘Shumë para nga taksat harxhohen pa përfitime për ata që paguajnë.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *