Një burrë amerikan që u mbajt gjashtë vitet e fundit në një burg në Egjipt, ka vdekur pas një greve të gjatë urie.
Qytetari egjiptiano-amerikan Moustafa Kassem, një shofer taksie 54-vjeçar nga Nju Jorku ndërroi jetë të hënën për shkak se kishte refuzuar të ushqehej.
Siç shkruan Daily Mail, Kassem u arrestua në Kajro më 14 gusht 2013 gjatë një tubimi të përgjakshëm, i akuzuar se kishte marrë pjesë në një protestë anti-qeveritare.
Mirëpo, Kassem pretendon se ai ishte thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar dhe nuk kishte fare lidhje me protestat.
Ai ndërroi jetë të hënën, katër ditë pasi refuzoi të konsumonte ndonjë lëng në burgun e sigurisë së lartë Tora dhe u transportua në një spital. Ai vuante nga diabeti dhe një ndërlikim i zemrës që me sa duket nuk trajtohej në burg. Kassem ka lënë pas dy fëmijët dhe gruan e tij.
Çështja e Kassem ishte një nga fokuset kryesore të administratës së Trump, për të cilën ka punuar vetë Zëvendës Presidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.