Policia jep detajet lidhur me shpërthimin që ndodhi mëngjesin e sotëm në një byrektore në Yzberisht. Nga shpërthimi nuk ka mbetur e plagosur vetëm një punonjëse por dy si dhe një nga pronaret e biznesit.
“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Shpërthimi ka shkaktuar mjaft dëme materiale duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.
Byrektorja ku ka ndodhur shpërthimi ndodhet në katin e parë të një pallati dhe sapo kishin nisur përgatitjet për të filluar punën.