Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti rus propozon kryeministrin e ri pas dorëheqjes së Medvedev-it


Presidenti rus Valdimir Putin ka propozuar kreun e Shërbimit Federal të Taksave si kandidat për postin e kryeministrit pasi qeveria dha dorëheqjen më herët.

Mikhail Mishustin, 53 vjeç, ka një karrierë të gjatë si zyrtar qeveritar. Ai drejton Shërbimin Tatimor të Rusisë që nga viti 2010. Putin është takuar me Mishustin dhe i ka ofruar atij pozicionin e Kryeministrit të cilin ai e pranoi, tha Kremlini në një deklaratë zyrtare.

Kryeministri në largim Dmitry Medvedev ofroi dorëheqjen e tij pas fjalimit vjetor të presidentit Putin, pas sugjerimeve për disa ndryshime madhore në Kushtetutën Ruse.

Midis tyre ishte zgjerimi i kompetencave të parlamentit, në mënyrë që deputetët të duhet të aprovojnë kandidaturat e kryeministrit dhe ministrave të tij. Propozimet prekën edhe funksionet e Presidentit, Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *