Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveria e zgjedhjeve të vjedhura të ikë sa më parë, askush s’mundet më të luajë me fatet e Shqipërisë”


Nënkryetari i LSI-së, Vasili, tha se qeveria dhe kryeministri Rama janë përgjegjësit e vonesës disa mujore që i kanë kushtuar vendit integrimin në Bashkimin Europian.

Në një deklaratë nga selia e LSI-së, ai deklaroi se qeverisja e Ramës është përgjegjëse për shpopullimin e vendit dhe duhet të largohet sa më shpejt.

‘Qeveria dhe Edi Rama janë fajtorë të vetëm për këtë vonesë shumë mujore që i kushtoi Shqipërisë integrimin dhe një proces shpopullimi më tragjikun që Shqipëria ka pasur ndonjëherë. Qeveria e zgjedhjeve të vjedhura duhet të largohet sa më parë. Qeveria që grabit miliona me koncesione dhe që iu dhuron qindra milionë tendera kriminelëve e trafikantëve duhet larguar sa më parë. Opozita kishte përgjegjësi për një nga 9 pikat që Bundestagu dhe Europa i kishin vënë Shqipërisë dhe me një sjellje shumë të përgjegjshme bëri gjithçka që kjo pikë të merrte zgjidhje. Integrimi europian nuk i intereson qeverisë’, deklaroi Vasili.

Më tej Vasili tha se askush nuk mundet më që të luajë me fatet e Shqipërisë pasi opozita do jetë e palëkundur në aksionin e saj.

‘Askush nuk mundet më që të luajë me fatet e Shqipërisë. Edi Rama nuk mundet më që pasurimin e qeverisjes së tij ta kthejë në mjerimin ekonomik të xhepave të shqiptarëve. Opozita shqiptare dha provën e përgjegjshmërisë e pakursyer’, shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *