Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari ekzaltohet pas tryezës së djeshme: Moment i rëndësishëm për çdo grua e vajzë që më shikon


Një ditë pas marrëveshjes për Reformën Zgjedhore mes pozitës dhe opozitës, ku u ul në tryezë me Damian Gjiknurin, Ored Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari.

Edhe pse është e vetmja që nuk e firmosi marrëveshjen me palëve, duke argumentuar se nuk e kishte lexuar më parë, ajo shpreh mbështetjen e saj për këtë hap.

Hajdari sakaq duket tejet e ekzaltuar për pjesëmarrjen e saj në këtë tryezë, që e veçon si një hap të rëndësishëm për çdo vajzë e grua në vend. Ajo e konsideron veten një shembull për gratë për t’u treguar se nuk ka limite në shoqërinë tonë.

“Deri më sot shumë pak gra në politikë kanë qenë prezent në marrëveshje politike madhore. Për mua ky moment është i rëndësishëm për çdo grua dhe vajzë që më shikon. Është një moment i rëndësishëm për të dhënë një mesazh se çdo nënë, çdo grua dhe vajzë nuk kemi limite në shoqërinë tonë dhe se ne jemi të drejtëpërdrejta dhe interesat tonë shkojnë përtej interesave të ngushta të pushtetit. Çdo grua që lufton në politikë në një mënyrë apo tjetër ka përgjegjësi për mesazhin që përçon ndaj çdo gruaje apo vajze në çdo cep të Shqipërisë për rolin e rëndësishëm që ajo ka në shoqëri .”– shkruan Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *