Vendosni fjalën kyçe....

Sevillia në garë me Tottenham për Piatek


Tottenham Hotspur po përballen me garë me Sevillan për sulmuesin e Milanit me Krzystof Piatek, pasi që thuhet se ata do ta pranojnë një huazim të tij me obligim blerjen për 30 milionë euro

Kuqezinjtë kanë paguar 35 milionë euro për ta marrë polakun nga Genoa një vit më parë, por ai ka vuajtur për formë dhe ka vështirësi për t’u përshtatur në taktikat e reja të trajnerit të ri, Stefano Pioli.

Ai ka impresionuar me paraqitje sonte në Coppa Italia ku Milan fitoi 3-0 kundër SPAL në 1/8 e finales, duke shënuar një gol dhe bërë një asist.

Sipas Sport mediaset, Sevilla tani janë në garë për të nënshkruar për Piatek gjatë afatit kalimtar të janarit, duke bërë një ofertë për huazim me obligim blerjen për 30 milionë euro në fund të sezonit.

Tottenhami është përpiqur që ta merr sulmuesin në huazim si zëvendësim për të lënduarin Harry Kane, por Milan do ta lironte atë vetëm nëse garantohet në fund shitja e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *