Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike në Spanjë, një i vdekur dhe 8 të plagosur (PAMJET)


Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë kimike në rajonin e Katalonjës në Spanjë, ku ka humbur jetën një person dhe kanë mbetur të plagosur tetë të tjerë.

BBC shkruan se një person rezulton i zhdukur pas shpërthimit, që ndodhi në jug të Tarragonës.

Sipas Daily Mail, personi që vdiq ishte bllokuar në një banesë në lagjen Torreforta afër fabrikës, për të cilën fqinjët thanë se ishte shembur pas shpërthimit.

Zyrtarët thonë se shpërthimi me shumë gjasa ka ndodhur nga një aksident kimik. Autoritetet fillimisht u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda, por më vonë lajmëruan që asnjë substancë toksike nuk ishte lëshuar.

Dhjetra zjarrëfikës kanë punuar me flakët deri natën vonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *