Vendosni fjalën kyçe....

“Twitter” fshin videon e turpshme të princit Harry, ku i kërkon shefit të “Disney”-t t’i marrë gruan në punë


“Twitter”-i ka fshirë pamjet e turpshme në video të Princit Harry, që i sugjeron shefit të “Disney”-t të punësojë bashkëshorten e tij Meghan Markle.

Duka i Sussex-it shfaqej në video duke reklamuar partneren e tij gjatë premierës së filmit “Lion King” në korrik.

Gjatë bisedës, princi bën gjeste drejt Meghan-it dhe thotë se ajo ka talent në bërjen e zërit për filmat.

CEO i kompanisë Bob Iger i përgjigjet: “Ah, unë nuk e dija këtë.”

 Harry pastaj përgjigjet: “Dukesh i befasuar. Ajo është vërtet e interesuar.” Shefi Disney pastaj thotë: “Do të donim shumë ta provojmë. Kjo është një ide e shkëlqyeshme”.

Mirëpo tani që ka dalë lajmi se Meghan Markle ka lidhur një kontratë me “Disney”-n dhe videoja u bë virale, rrjeti social e ka fshirë atë me argumentimin se nuk zbaton të drejtat e autorit.

Daily Mail shkruan se përdoruesit e “Twitter”-it janë zemëruar me rrjetin social, duke sugjeruar se një arsye tjetër qëndron pas kësaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *