Vendosni fjalën kyçe....

Digjet fabrika në pronësi të babait të kryebashkiakut të Kavajës, policia jep detajet


Policia ka dhënë detaje për zjarrin e rënë në një fabrike në Kavajë.

Fabrika ishte në administrimin e babit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, shtetasit Gj.K, ku raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

Shkak për zjarrit dyshohet se ka qenë aksidental.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë  fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *