Vendosni fjalën kyçe....

“E lajmërova drejtorin e Përgjithshëm, s’kam shkelur asnjë ligj” – Flet ish-drejtori i Burgut të Peqinit


Ish-drejtori i Burgut të Peqinit, Emir Shpata, i cili u shkarkua nga detyra dy ditë më parë, në një sërë shkarkimes të bëra nga Ministria e Drejtësisë lidhur me shoqërimin në Tiranë për një vizitë mjekësore të të dënuarit Dritan Dajti.

Ai e quajti shkarkimin të padrejtë duke dhënë argumentet e tij kundër tij.

Në një deklaratë për ABC News, Shpata tha se i është përmbajtur çdo rregulli për sa kogh ka qenë në drejtim të institucionit.

‘Shkarkimi im ishte si rrufeja në qiell të hapur. Konkretisht ne sipas të gjithë rregullave kemi dërguar një të dënuar për vizitë në një spital, privat në Tiranë  bashkë me disa të dënuar të tjerë sipas kërkesave institucionale. Është drejtori i përgjithshëm ai që duhet të japë llogari pasi unë e kam njoftuar atë në lidhje me këtë dhe e kam lënë në përgjithësi të’, ka thënë Shpata.

Ai shtoi se lidhur me shoqërimin në Tiranë të të dënuarit Dajti i është përmbajtur çdo rregulli dhe se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka qenë në dijeni.

‘Të dënuarin Dajti e kanë marrë Forcat Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve dhe është drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ai që duhet të japë llogari kur unë e kam njoftuar  se këtë të dënuar do ta çoj për mjekim. Është tekë e drejtorit të Përgjithshëm pse kjo punë u bë mediatike i ka propozuar ministrit shkarkimin tim. Në asnjë rast dhe asnjë mënyrë unë nuk kam shkelur ligjin, nuk kam shkelur asnjë rregull.’ – vijoi Shpata.

Në fund të deklaratës së tij., Shpata thekson se do i ndjekë të gjitha hapa ligjorë me anë të gjyqit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *