Vendosni fjalën kyçe....

Si u përgjigj Kryemadhi kur u pyet për Damian Gjiknurin e Erion Veliajn


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, iu përgjigj pyetjes së gazetarëve lidhur me uljen në të njëjën tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin opozita e bashkuar e akuzon për blerjen e zgjedhjeve lokale në Dibër, pjesë e Dosjes 184.

Ajo u përgjigj duke thënë se ka vendosur të luftojë me bishën, duke nënkuptuar kryeministrin Rama dhe jo ushtarët e këlyshët e tij, duke nënkuptuar Gjiknurin dhe të tjerë persona të cilët kanë dalë në përgjime dhe janë pjesë e dosjes.

‘Damian Gjiknuri ça është. Ushtar i Edi Ramës. Në të gjitha debatet njerëzit më kanë thënë si u ulët me Damian Gjiknurin. Unë do luftoj me bishën, jo me këlyshët e bishës, bisha në këtë histori është Rama, të tjerë janë ushtarë të tij, këlyshë të tij, që kanë bërë çfarë u ka kërkuar Edi Rama.’ – tha ndër të tjera kryetarja e LSI-së.

Një ditë më parë kreu i PD-së, Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët tha se ulja në tryezë me Damian Gjiknurin nuk do të thoshte aministri për të duke premtuar se ndaj tij, Vangjush Dakos dhe gjithë të tjerëve që kanë futur duart në zgjedhje nuk do ketë amnisti, por të gjithë do përgjigjen para ligjit.

Po kështu ajo u pyet nga gazetarët edhe për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili tha se ‘ka një hezitim nga LSI-ja kur vjen puna për të folur apo akuzuar Veliajn’.

Kryemadhi u përgjigj: ‘Erion Veliaj është një zgjatim, një nga 10 gishtat e duarve të Edi Ramës. S’kam pse merrem me gishtat e dorës’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *