Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita e bashkuar e plotësoi kushtin e saj, mazhoranca të plotësojë 8 të tjerat


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar sot se forca politike që drejton është e gatshme të vijojë me miratimin e reformës zgjedhore.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, ajo theksoi se opozita e bashkuar ka një qëndrim të bashkërenduar lidhur me këtë reformë, ndërsa është në dorën e qeverisë që të plotësojë 8 kushtet e tjera të vendosura nga Bundestagu.

‘Për LSI-në dhe anëtarët, gjithpërfshirja dhe dialogu politik janë e vetmja rrugë. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm të ecim përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore, një nga kushtet e para të Bundestagut dhe këshilli i ministrave të jashtëm. Për vetë LSI-në integrimi europian është gjëja themelore dhe më e rëndësishme që kanë nevojë shqiptarët. Ne si opozitë e bashkuar jemi në unison sa i takon këtij procesi. Detyrimet e opozitës kanë mbaruar dhe tashmë janë të mazhorancës. Përgjegjësia jonë e vetme që ishte dhënia e konsensusit për reformën zgjedhore dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë të nevojshme për t’u përfshirë’, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi më tej se opozita e bashkuar do e shtojë aksionin politik, jo vetëm me denoncime por edhe me protesta.

Ajo theksoi se nga 9 kushtete  vendosura nga Gjermania, opozita ka përgjegjësi vetëm për reformën zgjedhore ndërsa kushet e tjera duhet t’i plotësojë qeveria.  

‘Sipas saj, axhenda opozitare nuk do ndryshojë, do jetë e njëjta. “Do vazhdojmë hap pas hapi jo vetëm në realizimin e gjitha detyrimeve që kemi ne si opozitë por edhe në intensifikimin e aksionit politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme. Sot kemi një dakordësi dhe nga parlamenti monopartiak që ka pranuar ilegjitimitetin e kësaj strukture politike Nga 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse.’ – mbylli ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *