Vendosni fjalën kyçe....

“Kush janë kryetarët e vërtetë të sindikatës së vjetër të minatorëve”-SMBB


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar se kush janë kryetarët e vërtetë të sindikatës së vjetër së minatorëve.

Ç’është e drejta, kryetar i sindikatës së vjetër nuk është as Luan Nika e as Kujtim Bushi. Këta janë veç kukulla të kurdisura nga kryetarët e vërtetë, Taf Koleci e Kol Nikolla. Këta dy matrapazë nuk kanë asnjë lidhje as me minatorët e as me Bulqizën, përveç vjedhjes që na kanë bërë për vite me radhë”-shkruan SMBB.

Në një foto të publikuar nga Sindikata shihet në foto ish-ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri gjatë fushatës në 2017 së bashku me dy “kryetarët e vërtetë Taf Koleci dhe Kol Nikolla.

Postimi i plotë:

CILA ËSHTË SINDIKATA PËRFAQËSUESE E MINATORËVE?

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës është sindikata përfaqësuese e minatorëve, që ka numrin më të madh të anëtarësimeve, mbi 320. Është sindikata që, pavarësisht se ka pak kohë që është krijuar, ka ngritur problemet e punëtorëve për të cilat nuk është kujtuar askush prej vitesh. Dihet po ashtu se nga kush është krijuar dhe nga kush drejtohet sindikata e re: nga vetë minatorët, ata që shkojnë përditë në frontet më të vështira të punës në galeri!

Po sindikata e vjetër, sindikata e matrapazëve që bëjnë pazare në kurriz të minatorëve, nga kush drejtohet?!

Në disa letra të bëra publike pak ditë më parë, sindikata e vjetër ka thënë një mal me gënjeshtra. Thotë që ka shumicën e anëtarësisë, që ka bërë zgjedhje të rregullta për drejtuesit e saj, që në shtatorin e shkuar minatorët kanë votuar e kanë zgjedhur Luan Nikën kryetar, etj. Çdo minator e di që këto janë mashtrime!

Sindikata e vjetër jo vetëm që nuk ka shumicën e anëtarëve, por me gjithë të zezat që ka bërë ka fituar urrejtjen e gjithë punëtorëve. Sindikata e vjetër nuk ka bërë kurrë zgjedhje, që kur larguan në mënyrë skandaloze Dilaver Përkoxhën. Sindikata e vjetër deklaron se paska zgjedhur kryetar Luan Nikën, në zgjedhjet që në fakt nuk janë bërë kurrë. Ama ai që vetëdeklarohet kryetar në çdo rast që iu bën presion dhe kërcënon punëtorët, është Kujtim Bushi.

Ç’është e drejta, kryetar i sindikatës së vjetër nuk është as Luan Nika e as Kujtim Bushi. Këta janë veç kukulla të kurdisura nga kryetarët e vërtetë, Taf Koleci e Kol Nikolla. Këta dy matrapazë nuk kanë asnjë lidhje as me minatorët e as me Bulqizën, përveç vjedhjes që na kanë bërë për vite me radhë.

Minatorët e kanë të qartë se kush është sindikata përfaqësuese e tyre, ajo që duhet të nënshkruajë kontratën e re kolektive, me kushte më të mira pune e më dinjitoze për heronjtë e nëntokës. Për këtë duhet mbështetja e gjithë minatorëve, mbështetje prej së cilës do i qëndrojmë besnikë shokëve e vëllezërve tanë në çdo hap.

Bashkohemi në Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës!
Bashkohemi për të fituar mbi skllavërinë!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *