Vendosni fjalën kyçe....

Mblidhet sot këshilli politik për Reformën Zgjedhore


Sot do të mblidhet Këshilli Politik për reformën zgjedhore, i krijuar ditën e djeshme nga PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si pjesë e opozitës parlamentare, për të arritur në një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Kështu në mbledhje do të marrin pjesë si përfaqësues të maxhorancës por dhe opozitës jashtëparlametare, hap i cili vjen pas tryezës së maxhorancës me opozitën.

Në mbledhjen e sotme, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim nga Petrit Vasili.

Nga maxhoranca sikurse edhe në tryezën e përbashkët të dy ditëve më parë, do të marrin pjesë bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Pjesë e tryezës do të jetë dhe anëtari i grupit parlamentar të PS-së, Ervin Bushati, Myslim Murrizi nga grupi parlamentar demokrat, si dhe përfaqësues i grupit të pavarur parlamentar Nimet Musai.

E pranishme do të jetë edhe Mesila Doda nga PDIU-ja, Fatmir Mediu nga Partia Republikane dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *