Vendosni fjalën kyçe....

“Ministri Klosi emëroi në poste zyrtare 3 të dënuar e të kërkuar nga policia” – Denoncimi


Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar emërimin si kryeinspektor e inspektorë pyjesh të 3 personave të cilët janë të dënuar apo akuzohen për krime të ndryshme.

Sipas tij, ndërsa Faklteti i Pyjeve ka vetëm 6 studentë këtë vit, në poste të rëndësishme janë emëruar persona të dënuar apo që janë në kërkim për krime të ndryshme.

‘Veç 6 studentë sivjet tek Fakulteti i Pyjeve, pasi për pyjet nuk punësohet kush ka bërë shkollë – Klosi emëron veç të kërkuarit:

B. Mane dënuar për trafikant droge emërohet inspektor pyjesh;

S. Malko i kërkuar për vrasje emërohet inspektor pyjesh;

M. Voga i kërkuar për rrahje dhe armëmbajtje pa leje emërohet kryeinspektor pyjesh…’ – shkruan Malltezi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *