Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti gjerman refuzon projektligjin për dhurimin e organeve


Pas debatesh të shumta, deputetët gjermanë votuan sot kundër një projektligji që automatikisht do të bënte çdo qytetar dhurues organi, nëse nuk e revokonin atë duke kërkuar për një ligj më të moderuar.

Projektligji, i mbështetur nga ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, u refuzua me 379 vota pro, 292 kundër dhe tre abstenime.

Në një votim të dytë, deputetët votuan 432 me 200 për një ligj që do t’i nxiste qytetarët rregullisht, nëse dëshirojnë të dhurojnë organet e tyre. Pati 37 abstenime.

Ai ligj, i mbështetur nga Annalena Baerbock, bashkëdrejtuese e të Gjelbërve dhe Katja Kipping, kryetare e partisë Die Linke (e majta), kërkon që të gjithë gjermanët të shprehin qëndrimin e tyre për këtë çështje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *