Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen katër makina në Vlorë, tre persona mbeten të plagosur (PAMJET)


Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, tek rruga e Pyllit të Sodës, duke lënë të plagosur tre persona.

Mësohet se tre automjete kanë qenë ardhur nga drejtime të ndryshme dhe janë përplasur me një automjet të katërt, që ishte i parkuar në rrugë.

Si pasojë e përlasjes së katër automjeteve, ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduara kanë mbetur dhe dy vajza që ndodheshin në një nga automjetet, edhe ato janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *