Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Fushë-Krujë, pasi ai akuzohet se ka kanosur me thikë vëllanë e tij.
27 vjeçari me inicialet B.M., mendohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij me inicialet T. M.
“Kanosi me thikë vëllain, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan shtetasin:
-B. M., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke e kanosur me thikë vëllain e tij, shtetasin T. M.”-thuhet në njoftim.
Policia ka sekuestruar një thikë në cilësinë e provës materiale.