Duka i Sussex do të kryejë angazhimin e tij të parë në publik që pas Samitit me mbretëreshën, ku u vendos që ai dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle të zhvendosen në Kanada.
BBC shkruan se këtë të enjte princi Harry do të moderojë hedhjen e shortit për Kupën e Botës të 2021-it të Rugby League, në Pallatin Buckingham.
Ai do të takojë përfaqësues të 21 kombeve që marrin pjesë dhe fëmijë vendas që luajnë regbi.
Dukesha Meghan dhe djali i saj Archie ndodhen në Kanada, por princi Harry raportohet se do të vijojë të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar për takime edhe javën e ardhshme.
Bisedimet mes Mbretëreshës, Princit Harry, princin Charles dhe William u mbajtën të hënën në Sandringham.
Mbretëresha tha se e mbështet dëshirën e Harry-t dhe Meghan-it që të tërhiqen nga detyrat mbretërore, të bëhen të pavarur financiarisht dhe të kalojnë kohën mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Por ajo theksoi se do të preferonte që nipi i saj me të shoqen të vijonin detyrat mbretërore me kohë të plotë.