Vendosni fjalën kyçe....

Sherr me grushte e shkelma për një ndërtim pa leje, një person në spital


 Një person ka përfunduar në spital në Shkodër, pas një sherri për një ndërtim pa leje.

Sipas policisë, një 59-vjeçar me inicialet P. Th ka dhunuar 30-vjeçarin me inicialet A. B i cili kishte bërë një ndërtim pa leje. 59-vjeçari i kishte denoncuar në polici rreth një muaj më parë ndërsa ditën e djeshme është konfliktuar fizikisht me të. Është i paqartë interesi i 59-vjeçarit lidhur me ndërtimin pa leje të A.B-së, i cili ishte proceduar penalisht pas denoncimit të tij.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.”– thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *