Në fëmijë i mitur ka humbur jetën në Sanxhak të Kurbinit, për shkak të flakëve që përfshinë një banesë në këtë zonë.
Sipas policisë, banesa e djegur i përket një personi me iniciale H.Ç., ndërsa pas kontrollit në banesë është gjetur trupi i një fëmije të mitur 2 vjeç.
Policia thotë se në trupin e fëmijës janë gjetur shenja djegieje e dyshohet se ai ka humbur jetën për shkak të asfiksisë e djegies nga flakët.
Policia Kurbin/ Informacion paraprak
‘Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.Ç., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies.
Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.’