Vendosni fjalën kyçe....

“Do e fik vullkanin me u*inën time, gratë e bukura m’i zhdukin problemet” – Komentet epike të Duterte-s


Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, bëri disa batuta karakteristikisht para dhe gjatë vizitës së tij në zonat e prekura nga shpërthimi i vullkanit Taal, duke thënë se ai do e shuante vullkanin duke urinuar sipër tij.

‘Do e zhduk atë pluhur vullkanik, madje edhe Taal-in, do urinoj sipër tij’, tha Duterte oara gazetarëve.

Presidenti është tërhequr disi nga sytë e publikut disa herë gjatë vitit të kaluar, duke përmendur probleme shëndetësore, përfshirë dëmtimet në kurriz nga aksidenti me motor.

Gjatë vizitës së tij në zonën e prekur nga vullkani ai bëri disa komente tipike, duke bërë shaka për gratë tërheqëse në zonë.

‘Kam kaq shumë probleme. Kur isha në helikopter, po mendoja për shumë gjëra, por kur arrita këtu, ato u zhdukën. Me të vërtetë, unë i dua gratë e bukura.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *