Qindra fermerë gjermanë kanë protestuar ditën e sotme në kryeqytetin e vendit, Berlin. Ata i parkuan traktorët e tyre në rrugë duke bllokuar qarkullimin në qendër të Berlinit.
Ata protestojnë kundër politikave të reja bujqësore të qeverisë së re që kufizojnë përdorimin e plehrave dhe insektet.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar muajt e fundit në Holandë, Belgjikë e Francë, ku fermerët kundërshtojnë politikat bujqësore qeveritare lidhur me ndryshimet klimatike.