Policia e Vlorës ka ndaluar një grup refugjatësh. Mësohet se rreth 40 shtetas irakianë janë kapur nga policia në Mifol pranë lumit Vjosa.
Sipas burimeve paraprake dyshohet se refugjatët do të udhëtonin drejt Italisë. Policia i ka shoqëruar në Komisariat dhe po kryen veprimet hetimore.