Vendosni fjalën kyçe....

Khamenei sulmon Trump: Kloun që gënjen dhe shtiret, ne nuk gjunjëzohemi


Lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei drejtoi sot lutjet e së premtes në Teheran

Përballë një turme të jashtëzakonshme që filloi të mblidhej që nga orët e para të mëngjesit, sot Lideri Suprem Ayatollah Khamenei zyrtarizoi lutjen e madhe myslimane, në të cilën ai në të kaluarën kishte marrë pjesë vetëm në kohë krize si në vitin 2009 kur vendi u përfshi nga protestat kundër rizgjedhjes së Mahmoud Ahmadinejad në krye të vendit.

Hera e fundit që Khamenei dha predikimin e tij gjatë lutjeve të së Premtes ishte në shkurt të vitit 2012, në kohën e protestave, të cilat në atë kohë u përhapën në gjithë Lindjen e Mesme.

Pas demonstratave antiqeveritare të ditëve të fundit pas rrëzimit të avionit “Boeing 737’, Khameini dëshiron të tregojë se ai ende ka mbështetjen e plotë të njerëzve, veçanërisht në një moment delikat si ky.

Ndër të tjera ai u shpreh se me sulmet kundër bazave amerikane, Irani tregoi se ka mbështetjen hyjnore për t’i dhënë një shuplakë në fytyrë, një fuqie botërore.

“Fakti se Irani ka fuqinë për t’i dhënë një goditje të tillë një fuqie botërore, tregon se këtu është dora e Zotit”, tha ai.

Khamenei akuzoi armiqtë e Iranit për shfrytëzim të tragjedisë për të vënë në pikëpyetje Republikën Islamike, Gardën Revolucionare Islamike dhe forcat e armatosura, teksa sulmoi edhe një herë, Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, të cilët u shprehën në rrjetet sociale se mbështesnin protestuesit iranianë.

“Klounët amerikanë gënjejnë dhe shtiren sikur mbështesin popullin iranian”, tha ai.

Irani po përballet me protesta të vazhdueshme nga qytetarët e zemëruar për rrëzimin e avionit ukrainas me 176 pasagjerë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *