Tensionet me SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit ku konfrontimi mes dy shteteve zhvillohet në rajonin e Lindjes së Mesme.
E gjithë historia e përshkallëzimit të konfliktit në vitet e fundit ka nisur që pas prishjes së marrëveshjes bërthamore në mënyrë të një anshme nga ana e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Rritja e vazhdueshme e tensioneve arriti kulmin me vrasjen e kreut te njësisë ushtarake iraniane QUDS nga dronët amerikanë në 3 Janar 2020.
Gjenerali Kasem Sulejmani u vra nga një sulm ajror i urdhëruar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump të Premten e datës 3 Janar 2020.
Gjenerali Kasem Sulejmani u konsiderua si personi i dytë më i fuqishëm në Iran, pas udhëheqësit Suprem Ajatatollah Ali Khamenei.
Video nga momenti i sulmit mbi eskortëne Gjeneralit Sulejmani:
Vrasja e Gjeneralit Kasem Suljemani
Kasem Sulejmani ishte në krye të ushtrisë së Iranit në Lindjen e Mesme.
Ai kishte krijuar grupe ushtarake pro-iraniane dhe kishte zgjeruar ushtrinë e Iranit në Lindjen e Mesme.
Ai u pa nga shumë njerëz në Iran si një hero kombëtar dhe për të u mbajtën tre ditë zi kombëtare.
Departamenti i Mbrojtjes i SHBA e konsideronte Gjeneral Sulejmanin dhe trupat e tij, një “organizatë terroriste e huaj” si edhe përgjegjës për vdekjen e qindra ushtarëve amerikanë.
Përgjigjja e Iranit pas vrasjes së Sulejmanit
Irani kundërpërgjigjet për vrasjen e Sulejmanit duke goditur me më shumë se 20 raketa balistike në bazat ushtarake amerikane në Irak të Erbilit dhe Asadit.
Shumica e raketave goditën një bazë irakiane në Provincën Anbar. Baza ka qenë prej kohësh qendër për operacionet ushtarake amerikane në Irakun perëndimor.
Një analizë e imazheve satelitore – të kapura disa orë pas sulmeve – nga Jeffrey Leëis dhe David Schmerler nga “Center for Nonproliferation Studies” tregon disa nga dëmtimet.
Pas kundërpërgjigjeve nga ana e Iranit me goditej me raketa afër bazave amerikane, këto raketa goditën edhe një avion civil i Ukrainas ku humbën jetën 176 persona. Fillimisht Teherani zyrtar mohoi akuzat se ishte rrëzuar nga raketat por presioni ndërkombëtar detyroi pas disa ditësh replika dhe prezantim provash në media dhe qeveritare të pranonte përgjegjësinë.
Momenti kur raketat godasin avionin ukrainas:
Mes tensioneve të Iranit dhe SHBA-së të zhvilluara në tokën Irakiane parlamenti në Baghdat i shtyrë edhe nga protestat qytetare në rrugët e vendit kalon një rezolutë ku i ndalon ushtrive të huaja qëndrimin në vend.
“Qeveria e Irakut duhet të punojë për t’i dhënë fund pranisë së ndonjë trupe të huaj në tokën Irakiene dhe t’i ndalojë ata të përdorin tokën, hapësirën ajrore ose ujin e saj për ndonjë arsye,”- thuhej në rezolutë.
Protestave qytetare në këto ditë janë mbajtur edhe në Iran ku qytetarë të shumë kanë dalë kundër regjimit të Khomeneit.
Protestat që filluan në vigjilje për të kujtuar ata që vdiqën në përplasje u shndërruan shpejt në demonstrata masive antiqeveritare, me thirrje që Udhëheqësi i Lartë Ayatollah Ali Khamenei të dorëhiqej dhe ata që janë përgjegjës për rrëzimin e aeroplanit të ndiqeshin penalisht.
Cila është historia e tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit?
- Para revolucionit iranian të vitit 1979, Irani ishte një nga aleatët më të mëdhenj të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe u drejtua nga Mohammad Reza Shah Pahlavi i mbështetur nga SHBA-ja.
- Sidoqoftë, që nga revolta sizmike, Irani është udhëhequr nga fondamentalistët islamikë dhe tensionet me Uashingtonin kanë mbetur që nga ajo kohë.
- Më 4 nëntor 1979, regjimi iranian mori 52 diplomatë amerikanë si peng në përgjigje të administratës së Presidentit Carter duke lejuar pranimin e ish-udhëheqësit në Amerikë.
- Kriza e pengjeve zgjati për 444 ditë dhe gjithashtu përfshiu një mision shpëtimi të dështuar i cili kushtoi jetën e tetë ushtarëve amerikanë.
- Në prill të vitit 1980, SHBA prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin – një pushim që zgjati më shumë se 30 vjet.
- Në prill 1983, Uashingtoni fajësoi grupin terrorist Hezbollah të financuar nga Irani për kryerjen e një sulmi me bomba në ambasadën amerikane në Beirut, Liban.
- Sulmi, i kryer në mes të një lufte civile brutale në Liban, vrau 17 amerikanë.
- Në nëntor të po këtij viti, dy bomba kamionësh në Beruit vranë 241 roje amerikane të paqes. SHBA përsëri fajësoi Hezbollahun për incidentin.
- Shtëpia e Bardhë e Klintonit, në 1995, vendosi një embargo totale për Iranin që do të thotë se kompanitë amerikane nuk mund të tregtonin me Iranin.
- Në 2002, George Ë Bush përfshiu Republikën Islamike në fjalimin e tij të famshëm në “Boshtin e së keqes” së bashku me Korenë e Veriut dhe Irakun.
- Në maj të vitit 2019, SHBA-ja. pretendoi se Irani përdori eksplozivë për të hedhur vrima të mëdha në katër anije – përfshirë dy cisterna nafte Saudite – të ankoruara në Gjirin Persik në maj 2019.
- Më 13 qershor 2019, SHBA tha që Irani ishte pas “sulmit torpedo” mbi cisternën e saj të naftës të lidhur me Amerikën në Gjirin e Omanit.
- Më 3 janar të vitit 2020, komandanti i lartë ushtarak i Iranit, gjeneral Qasem Soleimani, u vra nga një sulm me avionë amerikanë në Irak.
Raporti Shqipëri-Iran në mesin e përplasjeve me SHBA-në
Shqipëria është bërë një target i Iranit pas pranimit dhe vendosjes së kampit të Organizatës Popullore Muxhahedine e cila është një kundërshtare e regjimit të qeverisë së Iranit.
Që prej zhvendosjes së muxhahedinëve në marrëdhëniet mes dy vendeve ka pasur incidente diplomatike dhe retorikë të tensionuar.
Gjatë konfliktit dhe në mesin e tensioneve me SHBA-në lideri suprem i Iranit përmendi Shqipërinë si “një vend i vogël Evropian por i keq, ku elementët amerikanë përputhen me tradhtarët iranianë dhe planifikojnë sulme kundër Republikës Islamik”.
Nga këto tensione dhe rreth aktivitetit të Iranit në Shqipëri, Tirana zyrtare ka marrë masa ndaj personelit diplomatik ku në Dhjetor 2018, u dëbua Ambasadori dhe një diplomat tjetër për “cëmtimin e sigurisë kombëtare”. Irani tha në atë kohën se Shqipëria kishte vepruar nën presionin e Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Pas kësaj edhe dy diplomatë të Iranit u dëbuan nga Shqipëria vetëm të mërkurën e kësaj jave. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast u dëbuan për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, fraza e cila shpesh përdoret në rastet e spiunazhit.
Prania e opozitarëve ka qenë një burim i fërkimit të vazhdueshëm me Iranin.
Rreth 3,000 anëtarë të PMOI tani jetojnë në një kamp afër Durrësit, dhe në tetorin e kaluar autoritetet shqiptare kishte evidentuar dhe shmangur një seri sulmesh të planifikuara vitin e kaluar nga agjentët iranianë kundër Muxhahedinëve./Hashtag.al