Vendosni fjalën kyçe....

KPK-ja rikonfirmon në detyrë gjykatësin Sandër Simoni


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka rikonfirmuar në detyrë kryetarin e Gjykatës së Posaçme Sandër Simonin.

Trupa gjykuese me Brunilda Bekteshin, Roland Ilian dhe Olsi Komicin vendosi të konfirmojë Simonin në detyrë pas analizimit të tre shtyllave të vlerësimit. 

Sipas treshes së gjyqtarëve, Simoni e justifikon pasurinë dhe ka rezultuar pozitiv në dy shtyllat e tjera të kontrollit, aftësisë profesionale dhe pastërtisë së figurës.

Për kryegjyqtarin Simoni procesi i Vetingut ka nisur që muajin maji të vitit 2018 që do të thotë se verifikimet kanë zgjatur 19 muaj


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *