Vendosni fjalën kyçe....

Lirimi i Endrit Dokles, Gjonaj: Kam kërkuar pezullimin e gjyqtares, u shkarkua nga detyra drejtori i shërbimit të provës


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burg të Endrit Doklajt nga Gjykata e Krujës.

Në një dalje për mediat, Gjonaj tha se ka kërkuar pezullimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, si edhe ka kërkuar ndjekje penale për të. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë.

Lirimi i të dënuarve me burgim të përjetshëm është një këmbanë alarmi për procesin ku ndodhet drejtësia. Ndihem e keqardhur për këtë vendim edhe pse shqetësimin e kam shprehur institutocionalisht para se të bëhej duke kërkuar verifikim të menjëhershëm. Shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleda Hoxha është përçuar në 8 Janar 2018 pas lirimit të Genc Tafilit. I jam drejtuar Inspektorit të Këshillit duke ndeshur heshtje dhe papërgjegjshmëri. Është kryer një verifikim i vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike. Nisur nga analiza e detajuar rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me kriteret e lirimit me kush dhe kodit penal.

Në datën 15 janar i jam drejtuar KLGJ për pezullimin e saj dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra e gjyqtarit. Po ashtu kam kërkuar ndjekje penale ndaj gjyqtares për parandalimin e fenomeneve të tilla. I kam kërkuar KPK për ndjekjen me prioritet të procesit të gjyqtares por edhe për raste të tilla të ngjashme. Nga hetimi ka rezultuar se nga drejtoria e shërbimit të provës, ka vepruar në shkelje të dispozitave ligjore. Janë marrë masat nga ministria e drejtësisë, duke pezulluar drejtorin e shërbimit të provës Krujë, dhe është kallëzuar penalisht”-deklaroi Gjonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *