Vendosni fjalën kyçe....

Nis verifikimi i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt, i i cili u zgjodh në votimet e 30 qershorit 2019.

Ai u denoncua nga Partia Demokratike, që publikoi një dokument që sipas selisë blu faktonte dënimin e Malajt duke kërkuar shkarkimin e tij. Sipas prokurorisë verifikimet do përfshijnë vendimet penale të dhëna ndaj Malajt.

Në këtë hetim do përfshihen edhe materialet zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mes të cilave edhe një dokument të majit të vitit të shkuar, një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore, ku rezulton se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar informacion zyrës gjyqësore të Matit për kandidatin në fjalë.

KQZ-ja asokohe vendosi lejimin e kandidimit të Malajt pasi vepra penale për të cilën ishte dënuar ai, ishte shuar në 10 vitet e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *