Vendosni fjalën kyçe....

Policia operacion të përbashkët me atë italiane, arrestohen 20 persona, kapen 440 kg drogë


Policia e shtetit ka zhvilluar një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, së bashku me Policinë italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur policia nëpërmjet një deklarate për mediat.

Operacioni “BROKERS” u zhvillua për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marijuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.

Më datë 17.01.2020 u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërsa në Itali si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F., në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.

Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina.

Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *