Vendosni fjalën kyçe....

Ralf Gjoni depoziton në Kuvend projektligjin e hartuar nga Nisma Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor


Deputeti i futur nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka depozituar në Kuvend projektligjin e propozuar nga Nisma Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Nisma për ndryshim të sistemit zgjedhor është firmosur edhe nga 50 mijë qytetarë me iniciativë të Nismës Thurje.

Sot, në cilësinë e Deputetit, kam firmosur dhe depozituar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin dhe relacionin shoqërues hartuar nga Nisma Thurje i cili mbështetet nga më shumë se 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në proporcional kombëtar me lista të hapura”-njofton Gjoni në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Sot, në cilësinë e Deputetit, kam firmosur dhe depozituar zyrtarisht pranë Kuvendit të Shqipërisë projektligjin dhe relacionin shoqërues hartuar nga Nisma #Thurje i cili mbështetet nga më shumë se 50,000 qytetarë shqiptarë për ndryshimin e sistemit zgjedhor të Republikës së Shqipërisë në proporcional kombëtar me lista të hapura. Ky akt, e shndërron këtë propozim automatikisht në një nismë ligjore e cila tani do të duhet të shqyrtohet nga Parlamenti dhe Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Përgjatë gjithë angazhimit tim politik kam besuar se deputeti duhet të përfaqësojë qytetarët dhe sot me rezulton se shumica e qytetarëve shqiptarë kërkojnë të votojnë deputetin që duan të shohin në parlament. Ka ardhur koha që monopoli i bajraktarëve ndaj listave zgjedhore të marrë fund. Ka ardhur koha që parlamenti t’i kthehet qytetarëve. Ndaj dhe beteja jonë gjatë gjithë vitit të kaluar në Kuvend ka qenë vetëm në funksion të kësaj kauze madhore kombëtare. Ky ndryshim ligjor e realizon këtë aspiratë!

Projektligji:

Relacioni shoqërues:


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *