Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët zbulojnë materialin më të vjetër në Tokë


Shkencëtarët që ishin duke studiuar një meteorit, kanë zbuluar materialin më të vjetër të njohur që ka ekzistuar ndonjëherë në planetin Tokë.

Siç shkruan BBC, ata gjetën grimca pluhuri brenda një guri të rënë nga hapësira në Tokë në vitet gjashtëdhjetë, të cilat rezultuan të vjetra rreth 7.5 miliardë vjet.

Sipas shkencëtarëve, grimcat më të vjetra të pluhurit ishin formuar në yje që ishin krijuar shumë kohë para krijimit të sistemit tonë diellor.

Ekipi i studiuessve e ka përshkruar rezultatin e tyre në revistën Proceedings of the National Academy of Science.

Kur yjet vdesin, pjesët përbërëse të tyre përhapen në hapësirë. Këto grimca më pas bëhen pjesë e yjeve, planetëve dhe meteoritëve të rinj.

“Ato janë mostra të ngurta të yjeve, me fjalë të tjera, janë pluhur i vërtetë i yjeve”, tha autori kryesor i këtij studimi, Phipill Keck, i cili punon në Universitetin e Chicago-s.

Një ekip i shkencëtarëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra analizuan 40 pjesët e një meteoriti që kishte rënë në Australi në vitin 1969.

Për ta zbuluar moshën e këtyre grimcave, hulumtuesit matën kohën e ekspozimit të tyre ndaj rrezeve kozmike në hapësirë.

Disa nga këto rreze ndërveprojnë me materien dhe formojnë elemente të reja. Sa më gjatë që këto grimca janë ekspozuar ndaj rrezeve, aq më shumë elemente të reja formohen.

Matja e sa prej elementeve të rinj janë të pranishëm u tregon shkencëtarëve se sa kohë grimca ishte e ekspozuar ndaj rrezeve kozmike. Kjo nga ana tjetër i informon ata se sa vjeçare është. Disa nga kokrrat dolën të ishin më të vjetrat e zbuluara ndonjëherë.

Bazuar në sa rreze kozmike kishin ndërvepruar me grimcat, shumica e tyre duhej të ishin të vjetra 4,6-4,9 miliardë vjeç. Për krahasim, Dielli është i vjetër 4,6 miliardë vjet dhe Toka është 4,5 miliardë. Por më e vjetra nga grimcat rezultoi 7,5 miliardë vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *