Vendosni fjalën kyçe....

S’ka paqe mes protestuesve e Macron-it, bllokojnë hyrjen e muzeut të famshëm (Video)


Muzeu i famshëm i Luvrit është mbyllur pasi protestuesit francezë që kundërshtojnë reformën e pensioneve bllokuan hyrjet. Turistët që vizituan kryeqytetin francez nuk mundën dot të vizitojnë një nga vendet më të famshme, siç është muzeu në fjalë.

Dhjetëra demonstrues u mblodhën në hyrje të muzeut, duke mbajtur në duar parulla e duke kënduar këngë në një tjetër ditë protestash në kryeqytetin francez.

Pika historike u zgjodh si një vend demonstrimi sepse aty presidenti Francez Emmanuel Macron festoi fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të majit 2017.

Muzeu vizitohet çdo ditë nga 30,000 deri në 50,000 vizitorë. Ditën e sotme kryeqyteti francez pa sërish në rrugë mijëra qytetarë ndërsa nesër pritet një tjetër protestë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *