Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK-u të hetojë Dosjet 339 e 184” – Bardhi takim me strukturat e PD-së në Durrës


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka bërë thirje nga Durrësi që SPAK-u të hetojë Dosjet 339 e 184 për zgjedhjet në Durrës e Dibër.

Në një takim me strukturat e PD-së së Durrësit, Krujës e Shijakut, ai tha se këto 6 vite demokratët janë përballur me bandat e lidhura me Edi Ramën.

‘Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore. Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.’ – shkruan Bardhi në Facebook.

Më tej ai thekson se është detyrë e SPAK-ut që të hetojë pa humbur kohë dosjet e blerjes së votave pasi ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu.

‘Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave. I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre’, mbyll Bardhi reagimin në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *