Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi e paralajmëron Kurtin për masa kushtetuese, përgjigjet kreu i Vetëvendosjes


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka paralajmëruar liderin e Vetëvendosjes, Kurti, se nëse nuk gjendet një zgjidhje për të formuar qeverinë atëherë do ndërmarrë veprime kushtetuese.

Thaçi theksoi në një konferencë për shtyp se zgjidhja duhet të vijë sa më shpejt pasi është në interesa të qytetarëve të Kosovës.

‘Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor’, tha ai.

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i Vetëvendosjes. Kjo e fundit ka theksuar se do e dorëzojë emrin e mandatarit për krijimin e qeverisë brenda afateve dhe pa vonesa, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Që prej 6 tetorit 2019 kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme, Kosova nuk ka ende qeveri pasi të gjitha përpjekjet e deritanishme për marrëveshje të Vetëvendosjes e LDK-së kanë dështuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *