Ambasadorja e re e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, do e marrë zyrtarisht detyrën më 30 janar. Ajo ka marrë bekimin e Senatit amerikan dhe pritet të marrë zyrtarisht detyrën në fund të muajit.
Yuri Kim është e para koreano-amerikane që përfaqëson SHBA-në në postin e ambasadorit. E lindur në Guam ajo zëvendëson Donald Lu-në, i cili pas largimit nga Shqipëria është dërguar në Kirgizstan.
Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Prej ikjes së Donald Lu-së, ambasada amerikane në Tiranë është drejtuar nga e ngarkuara me punë, Leyla Moses-Ones.